Me jahtet e tyre njerëzit e famshëm japin një mesazh për mbar botën

Shumë e përshkruan skenën si befasuese ose frymëzuese, të tjerët ishin aq të prekur sa nuk gjetën fjalët për të treguar se si ndiheshin.

Pavarësisht se si ata shprehën emocionet e tyre, të gjithë ranë dakord që skena në brigjet e Malibu-s ishte pikërisht ajo që duhej për të kaluar këtë pandemi.

Të famshmit mblodhën jahtet e tyre shumë-milionëshe në ujërat e Oqeanit Paqësor me mesazhin “Jemi të gjithë në këtë së bashku”.

“Ne jemi ashtu si ju”, tha Ellen DeGeneres në Instagramin e saj.

“Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë, nuk është aq e vështirë”, tha Patton Oswalt.

“Gjithë njerëzimi po lufton këtë së bashku dhe ne jemi të gjithë si një”, tha Lady Gaga.


Shtuar 30.04.2020 12:53