E dinit që ka një mënyrë për të hapur ngjyrën e flokëve në shtëpi, pa dekolorant? (VIDEO)

Keni dëgjuar për ujin e oksigjenuar? Nëse jo atëherë na duhet t’ju themi se keni humbur shumë. Përveç se në mjekësi ai do t’ju kursejë paratë që shpenzoni në sallonet e bukurisë për të hapur ngjyrën e flokëve.

Nëse nuk na besoni, ky është vetëm një nga rezultatet që vajzat kanë arritur me anë të këtij uji “çudibërës”.

Pa dekolorant, ka një mënyrë tjetër për të hapur

Procedura është aq e thjeshtë sa mund ta realizoni në kushtet e shtëpisë pa ndihmën e askujt. Mjafton të lagni flokët me të e t’i lini të thahen nga dielli. Pas këtyre dy hapave keni për të parë që flokët tuaj do të jenë një ose dy nuanca më të hapura. Për një rezultat më të thellë përsëriteni sërish, shkruan iconstyle.

Vlen të theksojmë se uji i oksigjenuar nuk bën punë në flokët e lyer por vetëm në ata natyralë dhe nuk paraqet asnjë efekt të dëmshëm.


Shtuar 27.08.2020 16:33