A e dini se rrahjet e zemrës së një balene blu dëgjohen deri 3 km larg

Balena blu është kafsha më e madhe në planet. Ajo ka një peshë që shkon deri në 150 ton, dhe një gjatësi deri në 30 metra.

Natyrisht, një kafshë kaq e madhe, ka edhe një zemër po kaq të madhe.

E përafërt me madhësinë e një makine të vogël, zemra e kësaj balene peshon afro 600 kilogramë.

Për të qarkulluar gjakun nëpër trupin e saj gjigant dhe përmes arterieve të mëdha, zemra e balenës blu rreh aq fort, saqë ju mund ta dëgjoni edhe nga 3 km larg. Është e pamundur të mos e dëgjosh, edhe pse zemra e kafshës më të madhe në Tokë, rreth vetëm 8-10 herë në minutë.


Shtuar 1.01.2020 08:39