3 detajet surprizuese të përrallave më të famshme

Rapunzel është një nënë beqare

Ajo u mbyll në kullë dhe atje e takonte çdo natë princi. Po përralla nuk është aq argëtuese sa duket: është një paralajmërim dhe mësim për vajzat dhe kujdesin që duhet të kenë me marrëdhëniet paramartesore. Pas disa kohësh ajo vë re se fustanet po i ngushtohen. Kur njerka e merr vesh se Rapunzel është shtatzënë i pret flokët si ndëshkim dhe e lë të vetme në shkretëtirë. Rapunzel nuk dorëzohet. Ajo lind binjakë dhe jeton me ta derisa princi i gjen të tre. Ky është varianti origjinal i përrallës.

Borëbardha u dërgua në pyll nga nëna e saj

Në historinë klasike që ne njohim, njerka e Borëbardhës është xheloze për bukurinë e saj. Por në variantin origjinal është nëna e Borëbardhës që e çon në pyll të mbledhë lule dhe atje e braktis duke i kërkuar një xhelati ta vrasë vajzës që e bezdiste. Studiuesit më vonë e zbutën variantin duke shpikur njerkën dhe dhënë fund të lumtur për të mos i trembur fëmijët.

Këpuca e Hirushes nuk ishte e qelqtë

Hirushja kineze i kishte të bëra me fije ari. Në versionin e Vëllezërve Grimm ajo shkoi tri herë në festë dhe kishte tre palë, njëherë prej mëndafshi, pastaj argjendi dhe në fund prej ari. Në versionin e Hirushes veneciane këpucët ishin prej diamanti. Versioni i Charles Perrault i ka prej qelqi. Megjithatë në shumicën e versioneve të tjera të shteteve të ndryshme, Zanat i japin Hirushes këpucë të thjeshta.


Shtuar 11.05.2020 15:00