Vetëm këto 2 qarqe në Shqipëri nuk kanë asnjë rast me COVID-19

Koronavirusi deri më tani në Shqipëri ka prekur 197 persona ku 33 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën. Vendi vazhdon që të jetë i izoluar ku nga e hëna do të ashpërsohen edhe më shumë masat. Nga 12 qarqet e Shqipërisë deri më tani 2 prej tyre nuk kanë asnjë të prekur dhe janë Qarku i Dibrës dhe ai i Gjirokastrës.

Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 134135 banorësh në katër bashki që janë: Bashkia e Dibër, Bashkia Bulqizë, Bashkia Klos, Bashkia Mat.

Qarku i Gjirokastrës ka një popullsi prej 70 331 banorësh dhe ka 7 bashki. Bashkia Dropull, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Libohovë, Bashkia Memaliaj, Bashkia Përmet, Bashkia Tepelenë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 113 raste

– Durrës 11 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 21 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 4 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 3 rast

-Tropojë 3 raste

– Pukë 3 raste


Shtuar 29.03.2020 09:22