West Ham: Kemi tetë futbollistë të infektuar me koronavirus, situata nuk është e mirë

Karren Brady, nënkryetarja e skuadrës angleze, West Ham, tha se 8 futbollistë në ekipin e tyre kanë virusin korona dhe janë në karantinë.

Duke deklaruar se futbollistët ishin karantinuar në shtëpitë e tyre, nënkryetarja e West Ham, Karren Brady tha se numri është shumë i lartë dhe situata nuk është e mirë,

“Pas ndeshjes së luajtur me Arsenalin, ne testuam të gjithë ekipin, sepse testi korona i Mikel Arteta ishte pozitiv. 8 nga lojtarët tanë të futbollit kishin shenja të virusit korona. Numri është shumë i lartë. Situata nuk është e mirë”, tha ajo për The Sun.

“Ata tani duken mirë. Thjesht shtrëngimi i duarve, mbyllja e gojës gjatë kollitjes nuk do të na mbrojë nga virusi. Prandaj, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi ajo.


Shtuar 29.03.2020 09:29