U frymëzua nga rekruetuesi i Al Kaedas, Rama fshin gafën nga Facebooku

Kryeministri Edi Rama ka fshirë nga profili i tij në Facebook, gafën që bëri mëngjesin e sotëm.

Si çdo ditë ai zgjodhi disa fjalë të çmuara për të frymëzuar shqiptarët, por sot nuk ka qenë as Muhamedi e as Papa.

Ai zgjodhi të citonte imamin Anwar Al Awlaki i cili citohej:

“Gabimin e bën duke menduar se ke të drejtë kur nuk ke. Mëkatin e bën duke e ditur që nuk ke të drejtë”.

Por kush është në fakt imami Anwr Al Awlaki, të cilit Rama zgjodhi t’i huazonte citatet?

Anwar Al Awlaki, ka qenë një imam nga Jemeni, i cili ka shërbyer si rekrutues dhe motivues për të realizuar plane terroriste për grupin terrorist Al Kaeda. Ai u vra nga autoritetet amerikane në vitin 2011. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2020 12:35