U arrestuan pas protestës te Teatri, merret vendimi për aktivistët

Të arrestuarit e protestës së Teatrit, do të lihen të lirë.

Tetë personat e arrestuar pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” me afat deri më 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, dhe “detyrim paraqitje” për kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, Kastriot Qeman, Romeo Lilën, Edion Xhoxhajn, Burim Tafilican dhe Sokol Ndojan.

Kujtojmë që kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, iu bashkua protestës së artistëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër shembjes së teatrit.


Shtuar 20.05.2020 12:17