U aksidentua teksa kthehej nga puna, vdes 64 vjeçari

Ka ndërruar jetë 64-vjeçari i cili u aksidentua me makinë pasditen e djeshme në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi te fshatit Balldre.

Gjergj Smaci nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Ford”, kur ka hùmbur kòntrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna, pasi punonte tek fabrika e cimentos në Gocaj të Lezhës.


Shtuar 28.06.2020 19:34