Trump i dhuron Vuçiç “Çelësin e Shtëpisë së Bardhë”

Presidenti Donald Trumpi i ka dhuruar homologut Vuçiç, në mënyrë simbolike “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”.

Dhurata simbolike vjen pas marrëveshjes historike ekonomike të nënshkruar mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Avdullah Hoti, pas takimit dy ditor në Uashington dhe në praninë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë presidenti Vuçiç i dhuroi Trumpit një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.

Mësohet se kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.


Shtuar 4.09.2020 19:38