Tre viktima të tjera në Greqi, shkon në 96 numri i humbjeve nga koronavirusi

Tre persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi në Greqi, duke çuar në 96 numrin e viktimave. Bëhet fjalë për një grua 60-vjeçare në Selanik dhe dy burra të moshës 60 dhe 61 vjeç në Athinë.

60-vjeçarja u kurua në spitalin AHEPA në Selanik, pasi u transportua nga Ptolemaida më 3 prill.

Ndersa 60-vjeçari, i cili po kurohej në Spitalin Sotiria, vuante nga kanceri, dhe 61-vjeçari, i cili po mjekohej edhe ai në të njëjtin spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv, raportohet se ishte ish-duhanpirës.


Shtuar 12.04.2020 08:16