Takimi Thaçi – Kurti, Kabashi: Ka shanse për marrëveshje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen sot.

Në një lidhje me “Abc e mëngjesit”, analisti Bekim Kabashi ka folur për takimin e shumëpërfolur.

Ai theksoi se pavarësisht vullnetit nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bërë koalicionin për të formuar qeverinë e re.

Gjithashtu ai theksoi se ka dyshime se ka pasur takime te fshehta mes dy liderëve.

“LDK po kërkon që në marrëveshje të futet edhe posti i presidentit. Duke pasur parasysh edhe presionin ndërkombëtar ka shpresë sepse edhe nëse palët nuk arrijnë të merren vesh mes tyre pritet të ketë një marrëveshje të imponuar. Ka shanse të mëdha që të ketë marrëveshje dhe Kosova të bëhet me qeveri të re,” u shpreh ai.


Shtuar 6.01.2020 07:20