Kane është i pazëvendësueshëm për Mourinhon

Nuk ka një tjetër si Kane, thotë Mourinho

Jose Mourinho ka deklaruar se asnjëri Lucas Moura e Son Heung-Min nuk janë adekuatë për të zëvendësuar të lënduarin, Harry Kane.

Portugezi bëri këto komente pasi pa Tottenhamin e tij të barazojë 1-1 me Middlesbrough në FA Cup, çka do të thotë se do të luhet një tjetër takim për t’u përcaktuar fituesi.

“Kemi çfarë kemi dhe ne jemi me ta. Djemtë bën atë që mundën. Nuk mund transformoni Lucasin ose Sonin në numër nëntë si Harry Kane”, u shpreh Mou.

“Ndryshuam gjërat dhe rrezikuam. Ekipi ynë për 30 minuta luajti pa asnjë mesfushorë. Luajtëm me gjashtë lojtarë sulmues, asnjëri prej tyre nuk ishte tipik sulmues. Rrezikuam”.


Shtuar 6.01.2020 07:21