Eliminohet me armë zjarri biznesmeni në Tropojë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur para pak mesnate Tropojën.

Guxim Gjyriqi 47 vjeç është eliminuar me armë zjarri para biznesit të tij, një pikë karburanti.

Mësohet se ai është qëlluar me armë në rrugën e spitalit. Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.


Shtuar 6.01.2020 07:15