Shtohen rastet me COVID-19 edhe në Elbasan, si u infektuan

Edhe në Elbasan janë shtuar rastet me COVID-19.

Ditën e sotme mësohet se janë zbuluar 2 raste të reja infektimi.

Të dyja rastet e konfirmuara me Covid-19 mësohet se janë kontakt të rasteve të mëparshme.

Kujtojmë se ditën e djeshme u kryen 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja. /albeu.com/


Shtuar 16.06.2020 08:11