Qarkullonte lart e poshtë me armë në brez, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar një 24 vjeçar.

Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë u zbulua nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Todi Shkurti” se qarkullonte me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Nj. K. i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.


Shtuar 16.06.2020 08:05