Një ngjarje shokuese është regjistruar në një hotel në Rumani. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grua italiane ka përplasur fëmijën e saj përtokë, pas një zënke me të dashurin.
Nëna, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është bllokuar në një hotel në Rumani për shkak të koronavirusit.
Incidenti është filmuar nga kamera e hotelit në qytetin Timisoara në qarkun perëndimor rumun të Timis, ku nëna ishte duke u akomoduar gjatë pandemisë COVID-19.
Mediat e huaja shkruajnë së foshnja ndodhet në terapi intensive.