Shkon në katër numri i viktimave në Gjermani

Në Gjermani është shnëuar viktima e katërt për shkak të koronavirusit.

Deri tani numri total i të infektuarve ka shkuar në 2078.

Kjo gjë u bë e ditur nga autoritetet shëndetësore gjermane, duke nënvizuar se viktima e fundit, një 67-vjeçar ka vdekur në Landin e Baden-Wurttemberg dhe është i pari jashtë landit të Reno Westafilisë veriore, ku është regjistruar numri më i madh i rasteve.

Kujtojmë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një parashikim të rëndë të martën, duke u thënë anëtarëve të Parlamentit se 60% deri në 70% të popullsisë gjermane mund të preken nga coronavirusi.


Shtuar 12.03.2020 14:15