Rama flet hapur për koronavirusin: Përhapja është e pashmangshme

“Situatë që ka zënë në befasi gjithë botën“, tha kryeministri Edi Rama për Koronavirusin.

Në fjalën e tij Rama tha se shqiptarët në kushtet kur janë prekur nga infodemia, përhapja e lajmeve të rreme, duhet ta përballojë me shumë besim dhe të mos dëgjojë lajme apo të lexojnë në internet, por duke i drejtuar mesazheve të librave të shenjtë dhe Papa Françeskut.

“Një virus përhapja e të cilit për fat të keq dhe kjo është e pashmangshme dhe problematike po shoqërohet me atë që OBSH e quan infodeminë, lajmet e pakonfirmuara, të rreme, që marrin dhenë dhe influencojnë mbi qëndrimin dhe sjelljen e konsumatorëve të lajmeve.

Këtë situatë duhet ta përballojmë me shumë besim. Ndaj ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe ti drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme”.

“Por sic ndodh shpesh tek ne, situata është shfaqur në më shumë se sa një formë, rendja e ethshme për më shumë informacion përmes klikimeve që sjell shumëfishim të titujve që përmbajnë fjalën koronavirus apo viktimë, por nga ana tjetër një karakteristikë jo fort e përhapur është përpjekja individuale apo e grupeve të caktuara për të shfrytëzuar frikën, për të nxitur panikun, për të prodhuar alarme të vazhdueshme për interesa mizerabël politike e mediatike.

Ti vëmë një kufi shqteësimit dhe të mos marrë përmasat e panikut”, tha Rama.


Shtuar 27.02.2020 12:09