Prindërit i dinin në dhomë, vdesin tragjikisht dy vëllezërit e mitur brenda makinës

Dy fëmijë në Alabama vdiqën tragjikisht brenda në makinë pasi
temperatura shkoi 57 ° C.

Daniel Garcia, 3 vjeç dhe Ivan Salazar Jr, 1 vjeç, u futën në makinë në Montevallo, Alabama pa dijeninë e familjes së tyre, e cila mendonte se vogëlushët po luanin në dhomën e tyre.

Kur vunë re mungesën e tyre, prindërit filluna menjëherë t’i kërkonin, ndërsa i gjetën në makinë pa ndjenja. Ata kishin qëndruar brenda në makinë të paktën për 90 minuta.

Ata u transportuan me urgjencë në spital, por nuk arritën të mbijetonin. Nga autopsia e bërë mjekët thanë se shkak për humbjen tragjike të tyre është bërë nxehtësia prej57 ° C brenda makinës, megjithëse temperaturat në ambient të jashtëm arrin 33 ° C.


Shtuar 22.08.2020 08:57