“Porosia” çon pas hekurave gjashtë dibranët, çfarë zbuloi policia

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin policor “POROSIA”, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve duke arrestuar në flagrancë 6 shtetas.

Pas disa muajsh hetime, bazuar në provat e siguruara , u arrestuan:

R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.


Shtuar 30.08.2020 08:00