”Plas” sherri në Vlorë, plagosen dy të rinj

Një sherr mes disa personave ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve të ftohta në Vlorë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se njëri prej personave të dëmtuar është nisur drejt spitalit të Vlorës me makinë private, ndërsa tjetri është në pritje të autoambulancës. Gjithashtu, të plagosurit dyshohet se i përkasin moshave të reja, dhe se sherri ka nisur për motive banale mes tyre.

Mësohet se ata kanë qëlluar me xham prerës ndaj njëri tjetrit, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 10.04.2020 10:41