“Nuk e mohoj”, ish-Missi reagon pas publikimit të bisedave me pullë të kuqe (FOTO LAJM)

Ish-missi, Eria Ago, u përfol në bisedat me pullë të kuqe të Zogut të Tiranës, që u publikuan pak kohë më parë kur u zbulua rrjeti i prostitucionit në Tiranë.

Mësohet se në një prej bisedave, ish-Missi kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime përmes Zogut të Tiranës.

Pas publikimit të bisedave ka reaguar vetë Eria nëpërmjet një postimi në Instagram ku shprehet se gjithçka është një shpifje dhe se bëhet me qëllimin për të hedhur baltë mbi figurën e saj.

Ajo nuk mohon se ka lidhje miqësore me Zogun, por shprehet se nuk ka nevojë për para dhe nuk do as të mohojë të vërtetën.

“Dua të theksoj se nuk e mohoj njohjen me Hermesin se ai ka lidhje miqësore me mua dhe familjen time, por vetëm kaq. “, shprehet ajo ndër të tjera.

Biseda e përgjuar nga prokuroria:

Zogu:Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë

Anjeza:Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?

Zogu:Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar

Anjeza:Ça bëhet mo?

Zogu:Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput

Anjeza:Po si të gjithë

Zogu:Si të gjithë, çfarë do bëjmë?

Anjeza:Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin

Zogu:E di, po po.

Anjeza:Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…

Zogu:Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej

Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall

Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë.


Shtuar 5.01.2020 13:26