Ndërron jetë 53 vjeçari i plagosur mbrëmjen e djeshme në Laç

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin e një hoteli në Laç, ku u ekzekutua biznesmeni Bujar Lika (Hasani).

Gjithashtu, mbetën të plagosur, Paulin Gjergji 53-vjeç dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Mësohet se 53-vjeçari Paulin Gjergji ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ndërsa 21 vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Deri më tani, policia ka shoqëruar 30 persona të cilët dyshohen të kenë lidhje me ngjarjen


Shtuar 31.05.2020 06:12