Meta i përgjigjet akuzave: Nuk synoj për Kryeministër!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për 2 marsin, por këtë herë i është përgjigjur akuzave.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta thotë: “Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!”

Qëllimi i tij sipas Metës është të rivendosë vullnetin e sovranit në çdo institucion që qeveria të ketë frikë nga populli.

“Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëherë. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria”, përfundoi Meta. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2020 07:35