Manchester United fiton derbin me City-n (VIDEO)

Manchester United ka fituar ndaj 2-0 ndaj Manchester City.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë jo shumë produktive nga dy skuadrat, por me vendasit më pragmatik duke gjetur golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 30-të dhe ishte Anthony Martial, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit Bruno Fernandesit.

Në pjesën e dytë City rriti përpjekjet duke luajtur lojë më të mirë dhe duke krijuar më shumë raste në kërkim të barazimit.

Në minutën e 48-të ata shënuan me anë të Sergio Agueros por goli u anulua më vonë për pozitë jashtë loje.

Vendasit shwnuan dhe tw dytin me anë Scott McTominay në shtesë duke vulosur fitoren 2-0.

Pas kësaj fitore, United ngjitet në vendin e pestë me 45 pikë ndërsa City renditet i dyti me 57 pikë.


Shtuar 8.03.2020 18:35