“Lufta është e hapur”, mjekja nga Infektivi përcjell mesazhin e rëndësishëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook mesazhin që vjrn nga mjekja Najada Çomo e cila po shërben pranë Infektivit në këto ditë kur Shqipëria po përballet me një armik të padukshëm.

Mjekja shprehet se lufta është hapur. “Kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv, gjendja e një pjese të tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre në repart terapie intensive që janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore”, shprehet mjekja.

Mesazhi i plotë
“Ju përshëndes nga shërbimi Infektiv. dua tu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv, gjendja e një pjese të tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre në repart terapie intensive që janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ajo që dua të siguroj qytetarët e Shqipërisë është që ne jemi staf i mirëtrajnuar, me mjekë ,infermiere, sanitare, laborantë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës.

Ju keni besim tek ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për qëndrimin tuaj në shtëpi pasi kjo është një fitore e madhe për ne se ulni rrezikun e infeksionit te personat e tjerë.

S’është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen, uroj e besoj që bashkëqytetarët do na mirëkuptojnë duke na mirëbesuar e duke mos frekuentuar ambiente publike, familjarë të sëmurë apo të shmangin qëndrimet që rrezikojnë për të infektuar personat e tjerë“.


Shtuar 20.03.2020 14:49