Kështu do të nisë fundjava, çfarë do të ndodhë me temperaturat?

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Por në mesditë dhe në vijim parashikohet të kemi përmirësim gradual te kushteve atmosferike duke i zhvendosur vranësirat drejt zonave Lindore dhe Veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë.


Shtuar 15.02.2020 07:14