Katër viktima: Dalin pamjet e super-operacionit ku u arrestuan killerat që tronditën Durrësin (VIDEO)

RENEA dhe FNSH kanë zbardhen dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura dy muajt e fundit në Durrës.

Vihen në pranga dy autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”.

U finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;

Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Haxhia.

Më herët, në datë 02.03.2020, po këta autorë në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, dyshohet se ekzekutuan me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve./albeu.com/


Shtuar 1.05.2020 09:52