“Rama ik”, kryeministri pritet me protesta në Fier

Pavarësisht masave të marra për Covid-19, disa banorë e kanë pritur kryeministrit Edi Rama me protesta sot gjatë vizitës që kishte planifikuar të zhvillonte në Fier.

Mësohet se organizatorët e tubimit kanë qenë naftëtarët, të cilët pas thirrjeve “Rama ik”, janë përballur me ndërhyrjen e policisë, për zmbrapsjen dhe shpërndarjen e tyre.

Kjo është ndër vizitat e para që kryeministri Edi Rama ka bërë në qarqe të tjera jashtë Tiranës, që pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.


Shtuar 1.05.2020 09:48