Katër pacientë në gjendje kritike, si paraqitet situata e COVID 19 në Kosovë

Ka shkuar në 423 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë. Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë, 63 prej tyre të sëmurë nga koronavirusi.

Klinika Infektive bën të ditur se janë në pritje të rezultateve për pesë raste, ndërsa katër raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Nga pacientët e hospitalizuar katër prej tyre janë në gjendje kritike.

“Nga 63 pacientë të infektuar me COVID-19. 50 raste janë në gjendje stabile, 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri 1 është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në ventilim mekanik”, njofton Klinika Infektive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.


Shtuar 16.04.2020 08:14