Iu duk rruga si pistë avioni, policia “u tregon vendin” shoferëve (VIDEO)

Policia rrugore ka pezulluar 17 leje drejtimi gjatë mbrëmjes së djeshme për shkak të shpejtësisë së lartë në drejtimin e mjetit.

Në njoftim, policia bën thirrje të mos abuzohet me shpejtësinë sikundër dhe me konsumimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë
Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë 🛣🚀✈🏠???🚑

Për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.

Kontrollet po vijojnë në këto momente edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia ✈ vret jetën🚑.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë🚔🚓✍😇


Shtuar 12.01.2020 08:30