Gruaja më e pasur në Afrikë hedh poshtë akuzat: Është gjueti shtrigash!

Vajza e ish-presidentit të Angolës, është gruaja më e pasur e Afrikës. Mediat e akuzojnë për korrupsion dhe nepotizëm, por ajo shprehet se kjo është një gjueti shtrigash. Isabel dos Santos tha se kjo gjueti shtrigash është e orkestruar për ta eliminuar politikisht.

Vajza miliardere e ish-presidentit të Angolës Hose Eduardo është vënë në shënjestër të medias, e cila shkruan se është pasuruar falë korrupsionit dhe nepotizmit në kurriz të popullit të saj.

Të lidhura

None found

Në origjinë të skandalit janë një sërë dokumentesh që kanë rënë në duart e gazetarëve investigativë: rreth 700 e-maileve, kontakteve dhe materialeve të tjera që konfirmojnë transaksione dhe investime në sektore si ai i ndërtimit, telekomunikacionit dhe sidomos atë të naftës.
Me anë të një mesazhi në profilin e saj në Tëitter ajo shprehet se kjo është një manovër politike për të manipuluar mediat ndërkombëtare dhe autoritetet politike në vend.

E njohur në vendin e saj si Princesha, por prej kohësh rezidente në Londër, ajo këmbëngul se duan ta dëmtojnë politikisht. Në periudhën e luftës së ftohtë babai i saj mori mbështetjen e Moskës dhe që nga viti 1970 drejtoi vendin deri në 2017-ën.


Shtuar 20.01.2020 11:56