Flet pronari i biznesit që iu vu eksploziv në Lezhë

Një biznesi i është vënë një sasi eksplozivi gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës.

Lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Per fat nga shperthimi nuk ka pasur persona te lenduar, por vetem deme materiale.

Pas ngjarjes ne deshmine e pare qe kane dhene familjaret pretendojne se nuk ka asnje konflikt dhe nuk i dine arsyet e vendosjes se lendes eksplozive ne biznesin e tyre.

Lezhë/Informacion paraprak

Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar 15.02.2020 08:22