Europa Nostra pas shembjes së Teatrit: Kur të reagojë Ambasadori i BE-së, na njoftoni

Një ditë pas shembjes së Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën me dije se është komunikuar nga organizata Trashëgimisë në Bashkimin Europian, “Europa Nostra” se ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë.

“Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”, shkruan Europa Nostra.

Në mesazh, shprehet dhe trishtimi pavarsisht qëndresës së aktivistëve, artistëve e qytetarëve.

”Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur”, shkruhet ndër të tjera.

Mesazhi:

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,

Sneška


Shtuar 18.05.2020 10:45