Ky është i riu që u plagos në Elbasan

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjjen Kongresi i Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur 22 vjeçar me Kei Piku.

Breshëria e plumbave është shkëmbyer mes personave të armatosur që ndodheshin në dy makina të ndryshme. Teksa makinat ishin në lëvizje personat kanë hapur zjarr kundër njëri-tjetrit duke lënë të plagosur të riun.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Kongresi i Elbasanit’ në afërsi të stadiumit. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.


Shtuar 16.01.2020 07:37