Hidhet nga kati i 12-të 33 vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e “Shefqet Musarai”, ku është vetëhedhur nga kati i 12-të i një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç.

Si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.01.2020 07:20