Dëbora mbulon Kukësin, si është gjendja e rrugëve (FOTO LAJM)

Edhe gjatë ditës së sotme, temperaturat në gjithë vendin kanë qenë
me vlera negative.

Qarku i Kukësit është mbuluar nga dëbora, e megjithatë të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.

Mësohet se nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale Kukës po punohet për mbajtjen në gjendje normale dhe të qarkullueshme duke kryer punët e duhura dhe hedhje kripe në segmentet ku është parë e nevojshme.

Nga përgjegjësit e EC. të Bashkive bëhet e ditur se situata e rrugëve rurale është normale dhe se të gjitha rrugët janë të kalueshme.


Shtuar 6.01.2020 11:55