Cikalleshi: Jeta më e rëndësishme se futbolli, ja masat në Turqi

Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Basaksehir, nuk ka asnjë dyshim që masat e ashpra të marrë, ku përfshihej edhe pezullimi i futbollit ishin të domosdoshme për të përballuar luftën me pandeminë e Koronavirusit. Në lidhjen direkte për “FanZone” sulmuesi i Kombëtares Shqiptare thekson se në Izmir, ku ndodhet aktualisht, situata është shumë e qetë.

“Turqia ishte një nga vendet e fundit që e lejoi kampionatin të zhvillohej deri javën e kaluar. Do shtyhet siç ka ndodhur në gjithë Europën. Uroj ta kalojmë këtë situatë të paprecedentë. Javën e kaluar, i gjithë opinioni sportiv e priste shtyrjen. Kishte reagim të gjerë nga të gjithë lojtarët, në Superligë dhe Kategori të Parë. Së pari duhet të mendojmë për jetën dhe kjo është zgjidhja më e mirë. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”.

Masat e marra: “Nuk është se kemi marrë masa, nuk e kemi ndier. Këtu, në Izmir, situata është e qetë. Ka të prekur në Stamboll dhe Ankara. Uroj të mos ketë karantinë ekstreme. Të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodhë. Sa i takon stërvitjes, sot morëm nga trajneri vendimin që se do të jemi katër ditë pushim. Më pas do stërvitemi, pasi edhe jemi në një moment vendimtar dhe duam të ngjitemi në Superligë. Këtu nuk jemi në karantinë, bëjmë jetë normale. Janë mbyllur shumica e lokaleve, qendrat tregtare janë me orar të kufizuar. Kujdesi është maksimal. Nuk jemi mbyllur për momentin, presim të mësojmë çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Uroj që këto ditë të vështira të kalojnë sa më shpejt.”


Shtuar 19.03.2020 18:21