Cikalleshi e nis vitin me hat-trick

Sokol Cikalleshi e nis furishëm vitin 2020 duke realizur plot 3 gola ndaj Demirsporit.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë shënoi tripletë në testin miqësor mes skuadrës së tij Akhisarsporit dhe Demirsporit, e cila u mbyll me fitoren e thellë të skuadrës së Cikalleshit 4-1.

29-vjeçari kërkon të rikthehet në kombëtare pas nuk u grumbullua për ndeshjet e fundit eliminatore të EURO 2020. Me tripletën e sotme, Cikalleshi tregon se është tepër i uritur për të shënuar në futbollin turk.

Deri tani ai ka shënuar 5 gola në 11 ndeshje të aktivizuara me Akhisarsporin në kategorinë e dytë të Turqisë.


Shtuar 7.01.2020 22:05