Bojkotimi i takimit të Reformës Zgjedhore, Hajdari- Bashës: Mbaj të paktën vetëm 1 premtim ndaj Aleancës për Teatrin

Përfaqësuesit e opozitës bojkotuan sot takimin për Reformën Zgjedhore pasi lajmëruan 1 ditë më parë protestë si reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.

Rudina Hajdari iu drejtua me tone të ashpra Lulzim Bashën duke i kërkuar të ishte pjesë e përmbushjes së kësaj reforme.

Ajo i kujtoi premtimin e zyrtarizuar në marrëveshje mes AMT-së dhe PD-së ku kjo e fundit angazhohej të për reformimin zgjedhor.

“Nëse PD e ka seriozisht se do të mbështesë Aleancën për Teatrin të vijë në Tryezë, ti shkojë deri në fund marrëveshjes së bërë në korrik 2019, ku angazhohet plotësisht për reformimin e sistemit zgjedhor. Të paktën një premtim ta çojë deri në fund. Ta marrë seriozisht dhe të mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, çfarë do bëjmë tani?
Zotohuni deri në fund për atë që keni thënë. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga vetë Basha”-tha Hajdari.

Më herët, Gjiknuri u kërkoi përfaqësuesve të opozitës që të kthehen sa më pas në këtë tryezë.

“Kjo është një ngjarje fatkeqe për progresin e ngjarjeve në këtë Këshill, është në interesin e të gjitha palëve që ky proces të përfundonte brenda muajit, është një proces që ka të bëjë me rregullat e lojës, që u interesojnë të dyja palëve. Sot ishte një paketë e gjithë diskutimesh që nuk mundën të realizoheshin dot”, tha Gjiknuri në fjalën e tij,


Shtuar 18.05.2020 10:15