Çfarë nuk patë dje, momenti kur polici mbyt në grushta protestuesin për shembjen e Teatrit (VIDEO)

Ditën e djeshme, teksa dhjetra qytetarë protestonin për shembjen e Teatrit Kombëtar, policia ka ushtruar dhe dhunë për të vendosur situatën nën kontroll.

Ajo çka ra në sy, ishte dhe fakti se asnjë prej efektivëve të policisë nuk mante një numër identifikues.

Së fundmi në një video, shihet sesi një efektiv policie dhunon pa mëshirë një qytetar. Ai i vërsulet atij me një breshëri grushtash, edhe pse qytetari mbahet nga uniformat blu.

Si këto pamje ditën e djeshme u panë shumë të tjera çka zemëruan akoma më shumë protestuesit pasi në syte e tyre u vendos diktatura.


Shtuar 18.05.2020 10:10