Kanceri i merr jetën shkrimtarit italian, Umberto Eco

Shkrimtari dhe filozofi italian Umberto Eco, i njohur më së miri për romanin e tij Emri i Trëndafilit, ka vdekur në moshën 84 vjeç.

Sipas një anëtari të familjes i cili kërkoi të mos identifikohej, ai vdiq të premten vonë nga kanceri.

Emri i Trëndafilit u bë edhe film më 1986 ku interpretonte aktori skocez Sean Connery.

Ai gjithashtu shkroi libra për fëmijë dhe kritikë letrare.

Njëherë Eco shkroi se “librat flasin gjithmonë për libra të tjerë, dhe çdo histori tregon një histori që është thënë tashmë”.

“Unë jam një filozof,” u citua të thoshte ai. “Unë shkruaj romane vetëm gjatë fundjavave.”

Kryeministri italian Matteo Renzi tha për Eko.

“Ai ishte një shembull i jashtëzakonshëm i një intelektuali evropian,” tha zoti Renzi.

“Ai mishëroi si inteligjencën unike të së kaluarës ashtu edhe një aftësi të palodhshme për të parashikuar të ardhmen”.


Shtuar 18.05.2020 10:17