Binjakët vijnë në jetë në ditë, muaj dhe dekada të ndryshme (FOTO LAJM)

Jason Tello mirëpriti në jetë dy foshnjat e shëndetshme në ditë të ndryshme, muaj dhe dekada të ndryshme në Carmel.

Joslyn Grace Guilen Tello lindi në orën 23:37 të mbrëmjes së 31 dhjetorit duke u bërë foshnja e fundit e lindur në vitin 2019 në Ascension St. Vincent Carmel.

Ndërsa vëllai i saj Jaxon DeWayne Mills Tello lindi saktësisht 30 minuta më vonë në orën 00:07 në 1 janar.

Jaxon hyri në histori si fëmija i parë i lindur në vitin e ri dhe dekadën e re në Indiana.

“Jemi pa fjalë, e kishim menduar se mund të lindnin në data të ndryshme por morëm një surprizë të madhe. Lindën në data, vite dhe dekada të ndryshme,”- tha babai i fëmijëve Tello.

Dawn Gilliam dhe Jason Tello.

Sipas prindërve binjakët e porsalindur priteshin të vinin në jetë pas 7 javëve dhe jo tani.

Jason kishte shkuar vetëm për të bërë një kontroll rutinë në spital kur mjekët i thanë se binjakët ishin gati për të ardhur në jetë.

Çifti janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë 10 dhe 5 vjeç.


Shtuar 7.01.2020 12:19