Anulohen tenderat për rindërtimin e dy shkollave dhe tetë kopshteve në Tiranë

Janë anuluar tenderat për rindërtimin e dy shkollave dhe tetë kopshteve në Tiranë, pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tenderi me fond limit 14.3 milionë lekë është anuluar përkohësisht, pasi sipas agjencisë së prokurimeve publike asnjëra nga kompanitë pjesëmarrëse nuk plotësoi kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Në listën e shkollave që u është anuluar tenderi është edhe shkolla e mesme “Sami Frashëri”.

Një ndër shkollat e renditura në listë për rindërtim dhe që u është anuluar tenderi është Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ i cili u shemb 3 ditë më parë nga IKMT me një fond limit mbi 3.6 milionë lekë.

8 shkollat dhe 2 kopshtet që do të rindërtohen

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”

Shkolla 9-vjecare “Mangull”

Shkolla 9-vjecare “Pezë e Vogël”

Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”

Kopshti “Fikas”

Kopshti “Gurrë”

Shkolla e mesme “Sami Frashëri”

Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”

Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”

Shkolla 9-vjeçare “17-Shkurti”


Shtuar 27.04.2020 10:01