15 pacientë të tjerë fitojnë betejën, sa ka shkuar numri i të shëruarëve nga koronavirusi

Ditën e sotme u konfirmuan 7 rate të reja me koronavirus duke shkuar në 773 numrin e të infektuarëve në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470, sqaron ministria.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ministria informon se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.


Shtuar 30.04.2020 09:22