Kryeministri izraelit: Duam t’u japim fund luftimeve, por as nuk përjashtojmë mundësinë e përshkallëzimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netnayahu sapo ka informuar gazetarët e huaj mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve.

“Ne nuk po qëndrojmë me një kronometër. Jemi duke u kujdesur për objektivat e operacionit”, tha Netanyahu.

Ai tha më parë se Izraeli po luftonte për të rivendosur qetësinë dhe për të maksimizuar sasinë e kohës që çdo armëpushim me Hamasin do të zgjaste.

“Ekzistojnë vetëm dy mënyra në të cilat ju mund të merreni me ta. Ose mund t’i pushtoni, dhe kjo është gjithmonë një mundësi e hapur, ose mund t’i pengoni ata. Ne jemi të angazhuar tani në parandalimin e fuqishëm, por më duhet të them se nuk përjashtojmë mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm”, tha Netanyahu./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 12:48