Ndërprerja e Parlamentit tre herë gjatë ditës së enjte paradite, nuk e kanë penguar mazhorancën që pasdite të sigurojë 84 votat e nevojshme për të votuar dy ligje që kërkonin shumicë të cilësuar.
Kryeministri Rama u kthye nga Roma për të qenë i pranishëm në seancë, ndërkohë që mungonte Belinda Balluku si dhe deputetja e larguar tashmë nga PS-ja, Marjana Koçeku.
Të lidhura
None found
Në ndihmë socialistëve këtë herë i erdhën edhe tre deputetët e PSD-së, teksa opozita nuk ishte e pranishme në seancë.
Dy deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, megjithëse të pranishëm në seancë nuk morën pjesë në votim.
