Tre të lënduar në përleshjen mes shqiptarëve dhe serbëve në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e pasdites në Fushë Kosovë ka ardhur deri te një përleshje midis disa shqiptarëve dhe serbëve.

Duat Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë përmes telefonit për Kosovapress, se rasti ka ndodhur në ora 17.20, në rrugën “Feriz Krasniqi”.

“Sipas informacioneve fillestare, mos marrëveshja ka qenë për shkak të një parkingu. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre persona janë lënduar dhe pas trajtimit mjekësor, ata janë liruar”, ka thënë Hoxha.

Personat e përfshirë në përleshje dyshohet të jenë fqinjë, por Policia e Kosovës nuk ka dhënë për momentin më tepër detaje lidhur me rastin.


Shtuar 9.02.2020 19:48