Tre të dyshuar për koronavirus në Kosovë, mes tyre dy të sapoardhur nga Italia

Në Klinikën Infektive të QKUK-së në Kosovë është shtruar një person me origjinë nga Kina, i cili dyshohet se është prekur nga koronavirusi Covid-19.

Sipas mjekëve, pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive.

Ndërkohë edhe dy persona të tjerë janë të shtruar në Infektiven e QKUK-së me dyshimet për koronë.

Të tre këta persona u janë nënshtuar analizave, dhe rezultatet pritet të dalin së shpejti.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Express.


Shtuar 26.02.2020 11:46